LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Do të bisedoj me ambasadorin Berishaj, s’kam arsye të besoj në pretendimet kundër tij

Gërvalla: Do të bisedoj me ambasadorin Berishaj, s’kam arsye të besoj në pretendimet kundër tij

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar të premten se nuk ka arsye të besojë në pretendimet e një medium slloven kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po akuzohet për përfshirje në një skandal financiar.

Në një linjë direkte nga Nju Yorku për emisionin “Five” në RTV Dukagjinin, Gërvalla ka thënë se i ka ndjekur raportimet dhe se shumë shpejtë do të komunikojë me Berishajn. Megjithatë, sipas saj, në këtë fazë nuk ka arsye që të ndërmerren hapa.


“Bëhet fjalë për një raportim nga një medium slloven në kohë fushate. I kam lexuar dhe përcjellur me kujdes raportimet. Brenda një periudhe të shkurtë do të bisedoj edhe personalisht me ambasadorin Berishaj, i cili shumë qartë dhe publikisht ka treguar që nuk ka asgjë të vërtetë në ato raportime të mediave”.

U raportua për përfshirjen e ambasadorit në skandal financiar, presidentja Osmani kërkon raport nga Berishaj - Qeveria kërkon kujdes ndaj pretendimeve
Lexo po ashtu U raportua për përfshirjen e ambasadorit në skandal financiar, presidentja Osmani kërkon raport nga Berishaj - Qeveria kërkon kujdes ndaj pretendimeve

“Por, unë nuk kam asnjë arsye të besoj se këto pretendime mund të dalin të sakta përderisa ambasadori thotë që nuk janë. Është çështje e organeve të drejtësisë të cilave ju është drejtuar Berishaj”, është shprehur kryediplomatja Gërvalla.

Mes tjerash, ajo ka thënë se do të ndjekin me shumë kujdes të gjitha zhvillimet dhe se do të ndërmarrin hapat atëherë kur ato të jenë të nevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori