LAJMI I FUNDIT:

U raportua për përfshirjen e ambasadorit në skandal financiar, presidentja Osmani kërkon raport nga Berishaj – Qeveria kërkon kujdes ndaj pretendimeve

U raportua për përfshirjen e ambasadorit në skandal financiar, presidentja Osmani kërkon raport nga Berishaj – Qeveria kërkon kujdes ndaj pretendimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar raport me shkrim nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, lidhur me akuzat që i janë bërë nga një media sllovene për përfshirjen e tij në një skandal financiar. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka kërkuar kujdes lidhur pretendimet, të cilat janë mohuar nga ambasadori Berishaj.

Në sqarimin e Predidencës së Kosovës, lidhur me rastin e ambasadorit Berishaj, thuhet se në secilin emërim, në shërbimin e jashtëm apo në çdo pozicion tjetër, kriter themelor për Presidenten e vendit ka qenë integriteti i personit të emëruar.


“Kjo është kërkesë e vazhdueshme, prandaj Presidentja kërkon që një standard i tillë të plotësohet përgjatë tërë mandatit të personave që emërohen nga ana e saj”.

Më tej në sqarim thuhet se “presidentja sot në konferencë nuk është ballafaquar me pyetje, por me një konstatim të prerë nga ana e gazetarit se ‘Ambasadori i Kosovës është përfshirë në një skandal dje”, përderisa Presidentja e Kosovës dhe Presidenti i Letonisë mbanin konferencë për media lidhur me marrëdhëniet bilaterale dhe sfidat në kontinentin evropian”, thuhet në sqarim, transmeton Telegrafi.

“Në këtë drejtim, sot Presidentja në konferencë për shtyp ka komentuar se përderisa organet e drejtësisë nuk thonë të kundërtën, vlen parimi i prezumimit të pafajësisë, dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci tashmë ka paralajmëruar dërgimin e rastit tek institucionet e drejtësisë”.

“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër”

Në sqarimin e Presidencës thuhet se “është me rëndësi të theksohet se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e z. Berishaj në ndonjë vepër penale. Në fakt, z.Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale”.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se duhet pasur kujdes lidhur me pretendimet për përfshirjen e ambasadorit Berishaj në skandal financiar

“Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

“Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka thënë ai.

Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë
Lexo po ashtu Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë

Aambasador i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar sot pas akuzave se është i përfshirë në një skandal financiar.

Berishaj në një postim në Facebook i ka quajtur shpifje akuzat e tilla se ai ka bartur para rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, Robert Golob.

Lidhur me rastin e ambasadorit Berishaj ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili tha se akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, se është i përfshirë në një skandal financiar, e bën të domosdoshëm themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energji.

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me ambasadorin që po akuzohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Berishaj ka miqësi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa bën biznes me mafian serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori