Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili po akuzohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Berishaj ka miqësi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa bën biznes me mafian serbe.

“Pjesë e gardës së parë në frymën e instalimit të VV-së në institucione, anëtar në Këshillin Drejtues të VV-së (nga 2016), ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i famshëm si mik politik dhe personal me Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, doli të jetë i përfshirë me mafian serbe të energjetikës në formacione për shpëlarje parash”, ka shkruar ai.

Reklama
Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë

Mes tjerash, i pari i PSD-së është shprehur se pavarësisht epilogut të këtij rasti, në rrafshin ligjor, janë disa të vërteta që paraqiten si probleme.

Reklama

“Rolin si ambasador në Kroaci si dhe afërsia që Martin Berishaj ka me krerët e shtetit e ndërlikojnë situatën. Kjo më nuk mund të jetë vetëm shkelje apo problem individual i një qytetari. Duke qenë i veshur me pushtet të tillë bëhet problem i Kosovës. Hija e dyshimit mbulon edhe mbi vendin tonë, sferën politike dhe partinë në pushtet”.

Tahiri: Me skandalin e Berishajt u konfirmuan dyshimet tona, do të përdorim çdo mjet për themelimin e Komisionit hetimor Tahiri: Me skandalin e Berishajt u konfirmuan dyshimet tona, do të përdorim çdo mjet për themelimin e Komisionit hetimor

Sa i përket reagimit të presidentes Vjosa Osmani, Molliqaj ka thënë se tregon për mbrojtjen e “njerëzve të tyre”, pavarësisht fakteve.

Reklama

“Në anën tjetër, reagimi i presidentes, rëndom në sulm ndaj mediave, tregon për mbrojtjen e “njerëzve të tyre” pavarësisht fakteve. Presidentja nuk ka dyshim, kryeministri nuk ka reagim. Por përgjegjësi ka secili”, ka shtuar ai./Telegrafi/