LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Me skandalin e Berishajt u konfirmuan dyshimet tona, do të përdorim çdo mjet për themelimin e Komisionit hetimor për energji

Tahiri: Me skandalin e Berishajt u konfirmuan dyshimet tona, do të përdorim çdo mjet për themelimin e Komisionit hetimor për energji

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, deklaroi të premten se akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, se është i përfshirë në një skandal financiar, e bën të domosdoshëm themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energji.

Në një konferencë për media, Tahiri e quajti skandaloze se si “ambasadori ynë shërben si sekser i kryeministrit Albin Kurti mes tij dhe mafias serbe energjetike”.


Shefi i deputetëve të PDK-së mes tjerash tha se “prapa kundërshtimit për të themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për Energjinë qenka një ndërmarrje e madhe kriminale”.

“Zbulimi i kësaj afere e bën të domosdoshëm themelimin e Komisionit Hetimor. Ne duam të shohim se sa para nga buxheti i shtetit të Kosovës kanë shkuar për kompaninë me bazë në Serbi në të cilën ambasadori ynë shërben si këshilltar”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë
Lexo po ashtu Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë

Tahiri shtoi se si opozitë do të punojnë me çdo ngulm dhe çdo mjet që në seancën e Kuvendit të së enjtes të formojnë komisionin i cili do të hetojë çdo cent të shpenzuar nga Qeveria e Kosovës për energjinë.

“Dje kemi pasur një debat rreth dy orë, dhe fatkeqësisht përfaqësuesit e LVV-së e kanë kundërshtuar themelimin e këtij komisioni dhe me aq sa kemi parë ata (deputetët e pozitës) do të vinë në seancë të enjten për ta kundërshtuar sërish”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, siç raportojnë mediat në vend të enjten mediumi në Slloveni “Planet TV” ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluan si skandal të madh financiar.

Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi.

Akuzat ndaj ambasadorit Berishaj, deklarohet presidentja Osmani
Lexo po ashtu Akuzat ndaj ambasadorit Berishaj, deklarohet presidentja Osmani

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Berishaj, supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Për akuzat ndaj tij ka reaguar Berishaj, i cili i ka quajtur shpifje.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës.

Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori