LAJMI I FUNDIT:

Një ofertë e tillë nuk mund të refuzohet, PSG tenton ta bind Mbappen duke e bërë lojtarin më të paguar në histori

Një ofertë e tillë nuk mund të refuzohet, PSG tenton ta bind Mbappen duke e bërë lojtarin më të paguar në histori

Kylian Mbappe vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të mirë në botë dhe më i kërkuari natyrisht.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Real Madridi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin, por PSG ende nuk është dorëzuar dhe po tenton ta bindë atë me një kontratë të re.


Kontrata e fundit që i ka ofruar PSG yllit të saj është jashtëzakonisht e lartë, ku Mbappe do të bëhej futbollisti më i paguar në botë.

Gazeta franceze ‘Le Parisien’ ka raportuar se presidenti i PSG-së, Al Khelaifi i ka bërë një ofertë tri vjeçare Mbappes, nga e cila do të fitojë 50 milionë euro në sezon.

Kontrata është dy vjeçare, por që është opsioni për vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Gjithashtu Mbappes i është premtuar edhe një shumë prej 100 milionë eurove në momentin që nënshkruan kontratën si ‘çmim besnikërie’ nga parisienët.

Në rast se do ta vazhdojë kontratën me Parisin për tri vitet e ardhshme, Mbappe do të fitojë hiq më pak se 250 milionë euro, pa përmendur edhe bonuset e shumta që mund t’i arrijë francezi gjatë këtyre tre viteve.

Tani topi ka kaluar te 23-vjeçari i cili duket se do ta ketë shumë të vështirë ta refuzojë një ofertë të tillë.

Mbappe po kalon këtë edicion formë të jashtëzakonshme, ku në 41 ndeshje zyrtare ka shënuar 33 gola e ka asistuar në 22 të tjerë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Premier League
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori