LAJMI I FUNDIT:

Ylli apo Peja, kush do të triumfojë në Ligën Unike

Ylli apo Peja, kush do të triumfojë në Ligën Unike

Sonte është superfinalja e Ligës Unike mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Një finale e ëndrrave. Kampioni kundër nënkampionit. Vendi i parë kundër të dytit.

Këto dy skuadra ishin takuar edicionin e kaluar në finale në Durrës, ku therandasit fituan 79:82, duke triumfuar në edicionin e parë dhe historik të Ligës Unike.


Ylli më pas fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Në këtë edicion, skuadra nga Theranda përfundoi garat e rregullta në vendin e parë me 13 fitore dhe një humbje, kurse ajo nga Peja me nëntë fitore e pesë humbje, duke u renditur e dyta.

Ylli në gjysmëfinale mundi Teutën 84:82, kurse Peja eliminoi Prizrenin 16 me rezultat 98:94.

Në dy përballjet e këtij edicioni në Ligën Unike, fitore ka shënuar Ylli, që është edhe kampion i Kosovës, duke mundur në finale të “Play-off”-it, pikërisht Pejën.
Final 4 po zhvillohet në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës dhe pritet një spektakël në tribuna dhe parket. Finalja mbyll edicionin e sivjetmë të Ligës Unike dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Motion, Kujtesa dhe Klan Kosova.

Nga ora 17:00 takohen Teuta e Durrësit dhe Prizreni 16, një duel i vlefshëm për vendin e tretë të kësaj gare.

Orari
E enjte
17:00 Teuta-Prizreni 16
20:45 Golden Eagle Ylli-Peja

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori