LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen tre mjekë nga qentë endacakë

Sulmohen tre mjekë nga qentë endacakë
Foto: Arkiv

Tre mjekë janë sulmuar nga qentë brenda 24 orëve të fundit. Dy prej tyre në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë këtij institucioni.

Lidhur me rastin ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, i cili ka kërkuar nga organet kompetente që ta trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacakë brenda oborrit të QKUK-së.

“ShSKUK ka kërkuar dhe  në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së. Po ashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në njoftim.


Në fillim të muajit prill, Komuna e Prishtinës njoftoi se janë hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet dhe totali i tyre ka shkuar në 23.

Pikat ushqyese nuk i zbusin qentë endacakë në Prishtinë, ata po kafshojnë njerëz
Lexo po ashtu Pikat ushqyese nuk i zbusin qentë endacakë në Prishtinë, ata po kafshojnë njerëz

Por, hapja e këtyre pikave të reja të ushqimit nuk e ka ulur numrin e rasteve të sulmit nga qentë endacakë.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës të dërguara në adresë të Telegrafit, 41 qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë dhe po aq kanë pësuar lëndime trupore, vetëm gjatë periudhës janar-mars 2022. Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2021 janë sulmuar gjithsej 89 qytetarë, ndërsa prej tyre 69 kanë marr lëndime.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ditë më parë ka kërkuar ndihmën e komunave të tjera dhe të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e këtij problemi. E të pyetur se për çfarë ndihme konkretisht bëhet fjalë, nga Komuna e Prishtinës për Telegrafin kanë thënë se “në kuadër të nivelit qendror, kërkohet që të dilet me strategjinë kombëtare e cila do të adresojë çështjen e qenve endacakë në nivel kombëtar”.

Për këtë, nga ky institucion kanë bërë të ditur se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka dhënë muajin qershor si datë në të cilën do të dalin me një strategji, përfshirë edhe rregullativën e re.

“Ne kemi organizuar një takim rajonal, pra, të komunave me të cilat kufizohet Komuna e Prishtinës, ku kemi diskutuar edhe mbi këtë çështje, por besojmë se një organizim nga Asociacioni i Komunave te Kosovës (AKK), me të gjitha komunat, do të duhej të ndodhte, në mënyrë që aktivitetet të ndodhin në të gjitha komunat”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Nga takimi rajonal është premtuar se do te koordinohemi, edhe pse koordinimi ende nuk ka filluar. Të njëjtin premtim e kemi marrë edhe nga niveli qendror dhe po shpresojmë se premtimet do të mbahen. Derisa, edhe AKK po shpresojmë se do te organizojnë takimin e të gjitha komunave”, thuhet tutje.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fund të muajit janar pati premtuar se do të hartojë Strategji Kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë.

Për këtë zotim Telegrafi pati provuar të kontaktojë me zëdhënësit e Qeverisë, për t’i pyetur nëse ka filluar puna për hartimin e kësaj strategjie, por të njëjtit kanë qenë të pa-qasshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori