LAJMI I FUNDIT:

Pikat ushqyese nuk i zbusin qentë endacakë në Prishtinë, ata po kafshojnë njerëz

Pikat ushqyese nuk i zbusin qentë endacakë në Prishtinë, ata po kafshojnë njerëz
Foto: Ilustrim

“Në ‘zonën e sigurt’, një person sulmohet nga qentë endacakë”, “Një grua sulmohet nga qentë endacakë në kampusin e UP-së”, janë disa nga titujt e raportimeve pothuajse ditore në mediat e Kosovës. Qytetarët, veçanërisht ata të Prishtinës, vijojnë të bien pre e sulmeve nga qentë endacakë, të cilët ndodhen pothuajse në çdo lagje e rrugë të kryeqytetit.

Shpeshherë viktima të këtyre sulmeve janë edhe kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë; gratë shtatzëna, fëmijët e të moshuarit. Disa kalojnë me pasoja më të lehta e ca të tjerë përfundojnë në spitale.


Mijëra euro janë ndarë nga buxheti i komunës dhe pika të reja ushqyese për strehimin e tyre janë hapur, megjithatë problemi me qentë endacakë vijon të jetë i pazgjidhur.

Në fillim të muajit prill, Komuna e Prishtinës njoftoi se janë hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet dhe totali i tyre ka shkuar në 23.

Problemi me qentë endacakë, pikë ushqyese në kampusin universitar në Prishtinë
Lexo po ashtu Problemi me qentë endacakë, pikë ushqyese në kampusin universitar në Prishtinë

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga ky institucion ndonëse nuk treguan se sa është buxheti total i ndarë gjatë vitit 2021 dhe muajve të 2022-ës, thanë se përmes këtyre pikave synojnë uljen e agresivitetit të qenve endacakë.

“Është provuar tanimë se në 5 pikat ushqyese të cilat kane ekzistuar nuk ka pasur agresivitet të qenve endacakë, prandaj ne po shpresojmë që e njëjta do të ndodhë edhe me pikat e reja, të cilat sapo janë përfunduar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Por, hapja e këtyre pikave të reja të ushqimit nuk e ka ulur numrin e rasteve të sulmit nga qentë endacakë. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës të dërguara në adresë të redaksisë, 41 qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë dhe po aq kanë pësuar lëndime trupore, vetëm gjatë periudhës janar-mars 2022.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2021 janë sulmuar gjithsej 89 qytetarë, ndërsa prej tyre 69 kanë marr lëndime.

Kryetari Përparim Rama ditë më parë ka kërkuar ndihmën e komunave të tjera dhe të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e këtij problemi. E të pyetur se për çfarë ndihme konkretisht bëhet fjalë, nga Komuna e Prishtinës thanë se “në kuadër të nivelit qendror, kërkohet që të dilet me strategjinë kombëtare e cila do të adresojë çështjen e qenve endacakë në nivel kombëtar”.

​Themelohet grupi punues për trajtimin e qenve endacak në Prishtinë
Lexo po ashtu ​Themelohet grupi punues për trajtimin e qenve endacak në Prishtinë

Për këtë, nga komuna bënë të ditur se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka dhënë muajin qershor si datë në të cilën do të dalin me një strategji, përfshirë edhe rregullativën e re.

“Ne kemi organizuar një takim rajonal, pra, të komunave me të cilat kufizohet Komuna e Prishtinës, ku kemi diskutuar edhe mbi këtë çështje, por besojmë se një organizim nga Asociacioni i Komunave te Kosovës (AKK), me të gjitha komunat, do të duhej të ndodhte, në mënyrë që aktivitetet të ndodhin në të gjitha komunat”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Nga takimi rajonal është premtuar se do te koordinohemi, edhe pse koordinimi ende nuk ka filluar. Të njëjtin premtim e kemi marrë edhe nga niveli qendror dhe po shpresojmë se premtimet do të mbahen. Derisa, edhe AKK po shpresojmë se do te organizojnë takimin e të gjitha komunave”, thuhet tutje.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se angazhimi i komunave në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë nga ka munguar asnjëherë, mirëpo sipas tij, kjo problematikë duhet të zgjidhet në nivel vendi.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës

“Gjithmonë komunat ndajnë mjete financiere për zgjidhjen e kësaj çështje mirëpo nëse Qeveria nuk fillon ta trajtojë këtë problem në nivel shteti, zgjidhja parciale nuk e zgjidh këtë problem. Kemi kërkuar dhe gjithmonë do kërkojmë që kjo problematikë të trajtohet në nivel vendi se përndryshe nuk e besojmë që do ketë zgjidhje adekuate dhe që do ta zgjidhte këtë çështje në mënyrë të duhur”, deklaroi Ibrahimi për Telegrafin.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fund të muajit janar pati premtuar se do të hartojë Strategji Kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë.

Për këtë zotim Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e Qeverisë, për t’i pyetur nëse ka filluar puna për hartimin e kësaj strategjie, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Telegrafi/

Qentë endacakë në sheshin e Prishtinës (Foto: Ridvan Slivova)

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori