LAJMI I FUNDIT:

SHBA me sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive ruse

SHBA me sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive ruse

Shtetet e Bashkuara zbuluan të mërkurën raundin e fundit të sanksioneve kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë, këtë herë ishte në synim një bankë kryesore tregtare dhe “një rrjet global prej më shumë se 40 individësh dhe subjektesh të udhëhequr nga oligarku rus Konstantin Malofeev”.

Në një njoftim për shtyp, Departamenti Amerikan i Thesarit tha se po synonte gjithashtu “kompanitë që operojnë në industrinë e minimit të monedhave virtuale të Rusisë, që thuhet se është e treta më e madhe në botë”.

Kjo ishte hera e parë që sanksionohet “një kompani që merret me minimin e kriptovalutave”, raporton cnn.


Përveç kësaj, Departamenti i Shtetit po vendos kufizime vizash për 635 shtetas rusë, të cilët janë “të përfshirë në shtypjen e disidencës në Rusi dhe jashtë saj, të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitete që kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe që kanë qenë të përfshirë në abuzime të të drejtave të njeriut”, sipas Thesarit të SHBA-së.

Tre zyrtarë rusë do të përballen gjithashtu me kufizime vizash “për përfshirje në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe për 17 individë përgjegjës për minimin e demokracisë në Bjellorusi”, shkruan në njoftimin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori