LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës dhe marshon sigurt drejt titullit kampion

Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës dhe marshon sigurt drejt titullit kampion

Ballkani ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Prishtinës me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ilir Dajës ka vazhduar serinë pozitive, duke marrë edhe fitoren e pestë radhazi dhe duke bërë një hap të madh në rrugën drejt titullit kampion.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët patën shumë raste, goditen dy herë traversën, humben një penallti dhe shënuan dy gola.


Rasti i parë ishte në minutën e tetë kur gjyqtari akordoi një penallti të diskutueshme pas rishikimit të VAR-it, por kjo penallti e ekzekutuar nga Ermal Krasniqi u prit nga Egland Haxho dhe nga topi i kthyer Armend Thaqi goditi traversën.

Në minutën e 15-të, Nazmi Gripshi goditi traversën nga rreth 30 metra, ndërsa në minutën e 27-të gjithashtu rrezikoi me një goditje nga distanca.

Ballkani rrezikoi përsëri me Blendi Baftiun (31’), goditja e të cilit u prit nga Haxho, ndërsa Krasniqi në dy raste rrezikoi nga distanca.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 34-të me Baftiun, i cili shënoi gol të bukur për 1-0, ndërsa Krasniqi (39’) shënoi pas asistimit të Gripshit dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 2-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me vendasit që menaxhonin rezultatin dhe provonin kohë pas kohe, ndërsa Prishtina pati disa tentime pa sukses.

Në fakt, Ballkani e gjeti golin në minutën e parë të pjesës së dytë me Thaqin, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua.

Prishtina tentoi me Otto John (60’), i cili me kokë ishte afër golit dhe Qëndrim Zyba (69’), por pa sukses.

Deri në fund, vendasit patën edhe një rast të mirë me Meriton Korenicën (85’), por goditja e tij u prit nga Haxho dhe topi goditi traversën, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e Ballkanit 2-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo tetë më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Prishtina renditet e pestë me 38 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani udhëton te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret Drenicën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamini Fati nënshkruan zyrtarisht kontratën me Real Madridin

Lamini Fati nënshkruan zyrtarisht kontratën me Real Madridin

La Liga
Lautaro dhe Inzaghi shokohen nga gogësima e një personi në konferencë për media

Lautaro dhe Inzaghi shokohen nga gogësima e një personi në konferencë për media

Serie A
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Atletico Madrid me reagim zyrtar ndaj regjistrimit të Olmos dhe Victor nga Barcelona në La Liga

Atletico Madrid me reagim zyrtar ndaj regjistrimit të Olmos dhe Victor nga Barcelona në La Liga

La Liga
Wayne Rooney lidhet me një rikthim sensacional në Ligën Premier tek klubi i njohur

Wayne Rooney lidhet me një rikthim sensacional në Ligën Premier tek klubi i njohur

Premier League
Kalo në kategori