LAJMI I FUNDIT:

Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të derbit të javës

Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të derbit të javës

Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshëm për javën e 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje me formë të lartë me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për t’iu ofruar edhe më shumë titullit kampion këtë sezon.


Formë të lartë po përjeton edhe ekipi i Abdulah Ibrakovic me katër fitore dhe një humbje nga pesë ndeshjet e fundit, kështu që synon rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që i dërgon në garat evropiane.

Vendasit kanë shumë mungesa për këtë ndeshje si Rustem Hoxha, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova dhe Kushtrim Gashi, ndërsa edhe Prishtina ka disa mungesa, por Ibrakovic ka vendosur edhe për disa ndryshime.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Sinani, As.Thaqi, Potoku; Emerllahu, Kuc; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu; 

Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Tomasevic, Mici, Shabani; Karabeci, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, Kryeziu; Sulley

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

La Liga
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori