LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratave të Skivit rreth BabaStars, Majk vjen me reagim: Nuk ka më keq se të mendosh që je bërë dikush që s’je

Pas deklaratave të Skivit rreth BabaStars, Majk vjen me reagim: Nuk ka më keq se të mendosh që je bërë dikush që s’je

Reperi i njohur shqiptar, Visar Shala – Skivi, në një intervistë të fundit foli për raportet midis anëtarëve të label-it BabaStars.

Ai në emisionin “Barber Shok” përballë moderatorit Juniku, tregoi se label-i vazhdon të ekzistojë dhe se nuk i ka ardhur mirë kur ka dëgjuar nga shokët e dikurshëm të skuadrës deklarata të tipit se “grupi është shuar”.


“Sepse nëse nisemi me atë ‘që janë shuar BabaStars’ ajo është shumë gabim. Nuk bën ashtu të thuash. Prej kësaj më ka ardhur keq kur kam dëgjuar deklaratat si ‘janë shuar BabaStars’. I kam dëgjuar prej ish-kolegëve të mi në BabaStars, domethënë prej një vendi ku vet ke ecur, ke ngrënë e pirë pirë e plus i këndon këngët që s’janë të tuat hiç, duke filluar prej ‘High 1’ dhe ‘High 2’ që as këngët e tij nuk janë, po bjen si në kontradiktë me vetveten”, tha ai ndër të tjerash Skivi.

E duke qenë se ai ka përmendur një prej reperëve jo-prezent në këngën “High 1”, por që i është bashkuar më vonë BabaStars, duket se kjo ka nxitur që të vijnë reagime nga ish-reperët e grupit TDS (dikur pjesë e BabaStars).

Skivi tregon hatërmbetjet me disa nga anëtarët e BabaStars: Nuk bën të thuash është shuar label-i ku ke ecur, ke ngrënë e pirë
Lexo po ashtu Skivi tregon hatërmbetjet me disa nga anëtarët e BabaStars: Nuk bën të thuash është shuar label-i ku ke ecur, ke ngrënë e pirë

Reperi Majk në një deklaratë të shkurtër të publikuar së fundmi në InstaStory, shkroi: “Nuk ka më keq se të mendosh që je bërë dikush që realisht nuk je”.

Foto: Majk/InstaStory

E kjo deklaratë pa ndonjë emër konkret u pa si thumb ndaj atyre deklaratave që Skivi tha në emisionin “Barber Shok” në RTV Dukagjini.

Se mes Majkut dhe Skivit nuk ka raporte të mira siç kishte dikur, kjo vërehet lehtësisht edhe nga fakti se dyshja që dikur ishin shokë skuadre nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Përndryshe, Majk dhe Onati më pas iu bashkuan label-it BabaStars në hitet vazhduese të “High”, si: “High 2”, “High 3” dhe “High 4”. /Telegrafi/

Anëtarët e label-it BabaStars dikur (Foto: Arkiv)

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori