LAJMI I FUNDIT:

Algjeriani bleu tiketën që i solli 250 mijë euro në Belgjikë, por paratë nuk po mund t’i tërheq

Algjeriani bleu tiketën që i solli 250 mijë euro në Belgjikë, por paratë nuk po mund t’i tërheq

Një algjerian në Belgjikë shpenzoi pesë euro për blerjen e një tikete që i solli atij hiq më pak se 250 mijë euro, e tani po lufton që ato para t’i merr.

Siç raporton BBC, shuma është më e madhe që t’i merr para të thata në dorë, kurse fituesi nuk ka dokumentet e nevojshme për hapjen e një llogarie bankare, transmeton Telegrafi.


E miku që tentoi t’i tërheq të hollat në emrin e tij, është arrestuar si i dyshuar për vjedhje. I riu që bleu tiketën, ka theksuar se paratë planifikon t’i shpenzojë për një jetë më të mirë në Belgjikë.

“Sapo të marr paratë, në Bruksel do të blej një shtëpi dhe ndoshta edhe një veturë”, deklaroi 28-vjeçari për të përditshmen belge Het Laatste Nieuws.

Identiteti i tij nuk është zbuluar, por mediat belge kanë raportuar se ai nuk ka dokumente valide dhe nuk ka ndonjë shtëpi ku me siguri të plotë do të kalonte netët.

Avokati i tij Alexander Verstraete ka theksuar se lotaria nuk dëshiron t’ia paguaj paratë – pasi nuk mund të hap llogari bankare në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm.

“Jemi në kërkim të dokumentacionit që do të konfirmojë identitetin. Do të kontaktojmë familjen në Algjeri”, shtoi Verstraete.

E zëdhënësi i lotarisë nuk ka specifikuar se cilat dokumente janë të nevojshme. Njëri prej miqve të fatlumit, që ka të gjitha dokumentet – kishte shkuar në zyrat e lotarisë në Bruksel, duke tentuar të tërheq paratë. Por policia e kishte arrestuar, pasi u është dukur si i dyshimtë dhe se kinse ka tentuar të vjedh paratë.

Ai është liruar nga burgu pasi është qartësuar gjithçka. Tani mbetet gjithçka të vendoset në gjykatën e Bryzhit. E avokati Vertsraete ka bërë të ditur se autoritetet i kanë premtuar se nuk do ta deportojnë klientin e tij, derisa t’i marrë paratë e fituara në lotari.

Ky algjerian ishte larguar nga vendlindja gjashtë muaj më parë. Me anije kishte udhëtuar drejt Spanjës, e më pas përmes Francës kishte arritur në Belgjikë.

Caku i tij fillimisht ishte Britania e Madhe, por tani ka dëshirë të qëndrojë në Belgjikë ku planifikon të krijoj familje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori