LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi përballë pasanikëve të Evropës – dy i ka eliminuar, i treti në radhë

Real Madridi përballë pasanikëve të Evropës – dy i ka eliminuar, i treti në radhë

Nëse Real Madridi e mbyll me triumf Ligën e Kampionëve të sezonit 21/22 , do të ishte një titull që do të kishte një vlerë të madhe.

Kjo pasi në rrugën e Los Blancos kanë qëndruar tre klubet më të shtrenjta, që kanë buxhet dhe skuadra shumë të forta.

Së pari PSG, pastaj Chelsea dhe tani Man City , tre kundërshtarët në rrugën e Real Madridit drejt finales.


Tre klube me rrënjë ekonomike në Katar, Rusi dhe Abu Dhabi, financimi i të cilave ka lënë paksa pas klubet tradicionale (si Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich apo Juventus , dhe të tjera), të cilët konsiderojnë se klubi francez dhe dy klubet angleze luajnë me rregulla të ndryshme nga ato të tjera evropiane.

Sipas uebsajtit të specializuar Transfermarkt, deri më tani tre rivalët e Real Madridit zënë tre nga katër vendet e para në shpenzimet neto të transferimeve.

I pari është Man City, me  1,5 miliard euro; Chelsea është e treta, me 1,1 miliard euro; dhe PSG, i katërti me 950 milionë euro.

Real Madridi është i gjashti në atë renditje, me 939 milionë euro.

Chelsea është i vetmi nga tre që ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe atë dy herë. Në fakt Chelsea është kampioni aktual, derisa të ketë pasardhës më 28 maj.

Pa u larguar nga Anglia, projekti tjetër është i Manchester Cityt, po aq ambicioz sa ai i PSG-së dhe Chelseat dhe po ashtu i ndërtuar me objektivin e madh për të fituar Ligën e Kampionëve.

Man City është pengesa e fundit për Real Madridin para finales. Një klub-shtet tjetër është në rrugën e Los Blanocs, ndërsa finalisti tjetër do të vije nga ndeshja Villarreal – Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt

PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt

Ligue 1
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori