LAJMI I FUNDIT:

Gjermania sekuestron jahtin më të madh në botë që i takon motrës së oligarkut rus

Gjermania sekuestron jahtin më të madh në botë që i takon motrës së oligarkut rus

Gjermania ka sekuestruar jahtin më të madh në botë pas “hetimeve të gjera” që përcaktuan se është në pronësi të motrës së oligarkut rus të sanksionuar, Alisher Usmanov.

Policia federale gjermane tha të enjten se kishte sekuestruar Dilbarin në vlerë të rreth 555 milionë euro pas disa javëve të mundimshme të hetimeve rreth pronësisë së vërtetë të jahtit, pavarësisht një rrjeti kompleksiv të fshehjes, raporton theguardian.

Anija ishte me flamur të Ishujve Kajman dhe e regjistruar në një kompani në Maltë – të dyja parajsa fiskale të favorizuara nga ultra të pasurit globalë për të fshehur pasuritë e tyre.


Autoritetet gjermane thanë se kishin përcaktuar se jahti ishte në pronësi të motrës së Usmanov, Gulbakhor Ismailova.

Usmanov, një manjat i telekomunikacionit që zotëron rezidencën në vlerë të 44 milionë eurove “Beechwood House” në Highgate, Londër dhe pronën e shekullit të XVI-të, “Sutton Place” në Surrey, u sanksionua muajin e kaluar. Miliarderi, i cili ka aksione të mëdha në klubet angleze të futbollit Arsenal dhe Everton, tashmë ishte sanksionuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Ismailova dhe një tjetër nga motrat e Usmanovit, Saodat Narzieva, i janë nënshtruar gjithashtu sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së

. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se Usmanov “transferoi në mënyrë indirekte asete te Ismailova, duke përfshirë lënien e motrës së tij si pronarja e vetme përfituese e jahtit Dilbar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë pikat kryesore nga debati Harris-Trump

Pesë pikat kryesore nga debati Harris-Trump

Amerika
Trump pretendoi në debat se emigrantët nga Haiti i kanë ngrënë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve

Trump pretendoi në debat se emigrantët nga Haiti i kanë ngrënë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve

Amerika
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Izraeli publikoi videon e tunelit ku u vranë gjashtë pengjet, ata u mbajtën në kushte të tmerrshme

Izraeli publikoi videon e tunelit ku u vranë gjashtë pengjet, ata u mbajtën në kushte të tmerrshme

Azia
Harris i thotë Trumpit se 'Putini do ta hante për drekë'

Harris i thotë Trumpit se 'Putini do ta hante për drekë'

Amerika
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Kalo në kategori