LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse

Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë arritur që ta godasin me predha kundër anijeve, luftanijen ruse e cila është përfshirë nga zjarri.

Por Moska thotë paska më ndryshe – duke theksuar se një raketë e tipit Moskva ishte dëmtuar rëndë kur municioni në depo shpërtheu, dhe u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.


Madje janë munduar ta fshehin realitetin duke thënë se po hetojnë rastin – ku i tërë ekuipazhi është evakuuar.

Ky është momenti vendimtar për Ukrainën - faza e katërt mund të jetë fatale për Putinin
Lexo po ashtu Ky është momenti vendimtar për Ukrainën - faza e katërt mund të jetë fatale për Putinin

E dy burime të forcave ukrainase theksuan se dy raketa kundër anijeve u lansuan, duke i shkaktuar dëme luftanijes ruse. Bëhet fjalë për dy raketa të tipit Neptune.

“Është përfshirë nga zjarri. Shkalla e dëmit është mbetet e paqartë. Anija po lundronte rreth 25 milje larg ishullit Gjarpri”, tha ndër tjera burimi i afërt me ushtrinë ukrainase.

SHBA-ja do të nisë procesin ligjor për të fajësuar Rusinë se po kryen gjenocid në Ukrainë
Lexo po ashtu SHBA-ja do të nisë procesin ligjor për të fajësuar Rusinë se po kryen gjenocid në Ukrainë

Kujtojmë që ishulli Gjarpër ka qenë simbol i rezistencës ukrainase që nga fillimi i pushtimit rus, ku na rikujton ushtarin ukrainas i cili pati sharë ekuipazhin e luftanijes ruse që i kishte kërkuar të dorëzohet, përndryshe do të bombardohet i tërë ishulli.

E pasi që ushtari ukrainas pati refuzuar një gjë të tillë, fillimisht ishte raportuar se ai është vrarë nga forcat ruse. Megjithatë më vonë ishte qartësuar se ai ka shpëtuar dhe për akt trimërie ishte nderuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori