LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja do të nisë procesin ligjor për të fajësuar Rusinë se po kryen gjenocid në Ukrainë

SHBA-ja do të nisë procesin ligjor për të fajësuar Rusinë se po kryen gjenocid në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë thotë se do të nisë një proces ligjor për të përcaktuar gjenocidin në Ukrainë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do të ndërmarrë një proces ligjor për të përcaktuar nëse rusët po kryen gjenocid në Ukrainë.


I pari i shtetit amerikan gjatë ditës së djeshme i përshkroi për herë të parë veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid”.

Në një intervistë me CNN-në, nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland tha se presidenti amerikan “foli nga zemra kur e quajti gjenocid atë që po shohim në Ukrainë”.

Nuland tha se SHBA ka “një proces të mbledhjes së provave me kalimin e kohës” në mënyrë që të bëjë një përcaktim zyrtar nëse është gjenocid.

“Por unë do të parashikoj se ajo që presidenti Biden e quajti është ajo që ne në fund të fundit ka të ngjarë të gjejmë kur të jemi në gjendje të mbledhim të gjitha këto prova”, tha Nuland dhe shtoi “sepse ajo që po ndodh në terren nuk është një aksident. Është një vendim i qëllimshëm i Rusisë nga forcat e saja për të shkatërruar Ukrainën dhe popullsinë e saj civile”.

Ndryshe, duhet të zhvillohet një proces ligjor për të përcaktuar nëse krimet e tilla janë kryer deri në nivelin që të thuhet se është kryer gjenocid. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori