Premtimet e liderëve institucionalë se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid po shihen si “shpresë e rreme” për familjarët e viktimave të luftës.
Kjo pasi siç shpjegojnë njohësit e çështjeve juridike, Kosova nuk mund të deponojë padi për gjenocid kundër asnjë shteti, derisa nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Këtë sipas tyre mund ta bëjë vetëm një shtet i tretë – në këtë rast Shqipëria.
Këshilltari ligjor Anton Ndrecaj, në një prononcim për Telegrafin tha se padia për gjenocid në Kosovë kundër Serbisë mund të ngritet me iniciativë të presidentit të Shqipërisë, por për këtë siç tha ai duhet vullnet politik.
“Ligjërisht Kosova s’ka në asnjë shtet asnjë mundësi apo hapësirë ligjore që të bëjë padi sepse duhet me qenë pjesë e OKB-së, aty është Tribunali Ndërkombëtar që i trajton këto raste, apo duhet me qenë pjesë e Këshillit të Evropës, por ne nuk jemi në asnjërën”, deklaroi Ndrecaj.
“Sa i përket gjenocidit që Serbia ka kryer në Kosovë, për ne (padi) ka të drejtë të deponojë Republika e Shqipërisë. Me Kushtetutë të Republikës së Shqipërisë, presidenti e ka obligim që të kujdeset për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit të saj. Ligjërisht me iniciativë të presidentit mund të ngritët padi, por duhet të ekzistojë vullnet politik. Sa është Shqipëria e gatshme që të rrezikojë në aspektin politik për ta deponuar një padi të tillë – ajo është çështje tjetër”.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, konsideron se premtimet se Kosova do të bëjë padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë, është i paarritshëm.
Ai thekson se edhe nëse do të ndodhte, ajo padi do të hudhej poshtë dhe Kosova do të konsiderohej si vend që nuk i ka plotësuar elementet kryesore.
“Sepse Kosova nuk është pjesë e OKB-së apo ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare përmes së cilës do të pranohej nga palët juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nëse eventualisht Kosova bën një padi të kësaj natyre tani, ajo do të hudhej. Kosova do të tregohej një vend joserioz që nuk i ka pasur parasysh as kriteret elementare për deponomin e kësaj padie”, deklaroi Shala për Telegrafin.
Mbledhja e fakteve që dëshmojnë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, sipas tij, ndonëse janë të dobishme në rastin konkret nuk janë fare relevante.
“Ndërsa, sa i përket mekanizmave të tjerë, nëse ka një shtet të tretë që mund ta ndihmojë Kosovën në parashtrimin e kësaj padie, këtë nuk e dimë sepse Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë detaje për rrugën që do ta ndjekë për parashtrimin e kësaj padie”, tha Shala.
Deklarimet e bëra në këto rrethana nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani se Kosova është duke përgatitur padi për gjenocid kundër Serbisë, sipas tij, janë tentativë për populizma të caktuar.
“Liderët institucionalë duhet të përmbahen nga deklarime të kësaj natyre që mund t’u japin shpresë të rreme familjarëve të viktimave të luftës”, shtoi Shala.
Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në adresë të Zyrës së Kryeministrit dhe Presidencës për t’i pyetur se në çfarë faze është përgatitja e padisë, por deri në publikimin e artikullit asnjëra nga këto dy institucione nuk ka kthyer përgjigje.
Ndryshe, me të marrë mandatin, kryeministri Albin Kurti pati paralajmëruar se do të përgatisin kundër Serbisë padi për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës së fundit.
“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë tonë ,që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilën dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, ishte shprehur ai.
Një deklaratë të tillë e ka bërë ditë më parë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë së “është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”.
Ndërkaq, më herët edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte folur rreth padisë për gjenocid.
Ai kishte ripërsëritur qëndrimin e tij se “populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojnë këto krime dhe shumë shpejt do ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë”.
Ndryshe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona.
Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit