LAJMI I FUNDIT:

Klubet që nuk morën pjesën në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së i drejtohen MRKS-së

Klubet që nuk morën pjesën në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së i drejtohen MRKS-së
Hajrulla Çeku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është mbajtur me 6 prill, ku Agim Ademi mori një mandat të ri katërvjeçar.

Por ishin 15 delegatë që nuk morën pjesën në këtë Kuvend Zgjedhor, duke e cilësuar si të paligjshëm.


Madje ata fillimisht e kishin përkrahur kandidatin tjetër, Gamoz Vokrrin, por nënshkrimet e të cilit nuk u pranuan nga Komisioni për Kuvendin Zgjedhor të FFK-së.

Përfaqësuesit e klubeve që nuk kanë marr pjesë në Kuvendin e FFK-së, kanë kërkuar për mbrojtjen e Ligjshmërisë në bazë të kompetencave nga Ligji i sportit 2003/24 dhe udhëzimeve administrative, duke iu drejtuar MRKS-së.

Letra i është dërguar ministrit Hajrulla Çeku, sekretarit të përgjithshëm të MRKS, Bislim Bislmimi, Zyres Ligjore të MKRS, Departamentit të Sportit dhe KOK-ut.

Sipas klubeve të pakënaqura, ato e kanë respektuar opinionin ligjor të MKRS-së, ku thuhej se thirrja e Kuvendit Zgjedhor nuk ishte e ligjshme, duke e bojkotuar me mospjesëmarrje këtë Kuvend.

Ata presin reagim nga MKRS për ta kthyer ligjshmërinë, sipas tyre.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të dërguar në MKRS

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori