Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) ka zbuluar se që nga dhjetori 2020, ish-prokurori Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të rreptë policore, kjo për shkak të kërcënimeve me vdekje nga ana e shërbimit sekret serb.
Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.
E një raportim i tillë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke thënë se kjo tendencë e rikonfirmon faktin që Serbia po përpiqet edhe më tej ta njollosë të vërtetën për Kosovën dhe luftën e UÇK-së.
Zyra Federale e Policisë, Fedpol në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka theksuar se në këtë rast autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast.
“Mund të konfirmojmë se që nga dhjetori i vitit 2020 është supozuar për një situatë serioze kërcënimi kundër z.Dick Marty. Përveç aspekteve të së drejtës penale, çështja gjithashtu përfshin në veçanti garancinë e sigurisë personale dhe gjithashtu ka komponentë politikë për shkak të kontekstit të supozuar transnacional. Për këtë arsye, autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Fedpol dhe autoritetet e tjera partnere kanë marrë masa gjithëpërfshirëse në këtë kontekst”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.
Nga Zyra Federale e Policisë, më tej kanë bërë të ditur se kanë iniciuar një shkëmbim informacioni me autoritetet policore serbe, në nivel policor.
“Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe. Në veçanti, Fedpol ka iniciuar një shkëmbim informacioni me autoritetet policore serbe në nivel policor. Kjo masë është pjesë e masave të marra dhe shkëmbimi ndërmjet Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe po bëhet në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Zvicrës”, thuhet në përgjigje.
Fedpol ka konfirmuar se masat e rrepta të mbrojtjes për Dick Martyn vazhdojnë të mbesin ende në fuqi.
“Për të garantuar sigurinë, Fedpol mori masa të gjera mbrojtëse bazuar në një vlerësim të rregullt të situatës, duke përfshirë sigurinë në mjedisin e afërt të zotit Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë gjatë paraqitjeve në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike, për shembull në vendbanimi). Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Masat e sigurisë dhe të mbrojtjes janë ende duke u mbajtur, për këtë arsye – për të mos cenuar në mënyrë të panevojshme efektivitetin e tyre – nuk bëhen të ditura detaje për këtë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës Federale të Policisë, Fedpol.
Lidhur me këtë raportime dje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se shteti dhe populli i Kosovës kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia.
“Shpresoj e uroj që QUNIT-i në Beograd dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme që i kalon çfarëdo përmasash individuale, përfshinë një shtet të tërë”, ka thënë Kurti.
Ai bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për të marrë më shumë informacione për këtë rast.
Në anën tjetër, Nevenka Tromp, hulumtuese për 12 vjet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, ka thënë se patjetër duhet që ish -senatori Dick Marty të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.
Ligjëruesja Tromp shprehet se Marty duhet të dëshmojë jo vetëm para mbrojtjes dhe prokurorisë, por edhe vetë gjyqtarëve sepse mbi bazën e raportit të tij, u krijua Gjykata Speciale.
Me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër, me 9 të përmbajtur, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kishte miratuar rezolutën në vitin 2011, me të cilën kërkon hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, bazuar në raportin e Dick Martyt.
Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli që aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë, në bazë të këtij raporti akuzohen për krime lufte ose ndërmarrje të organizuar kriminale dhe trafikim të organeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova