Nevenka Tromp, hulumtuese për 12 vjet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, thotë se patjetër duhet që ish -senatori Dick Marty të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.
Ajo beson se ish senatori zviceran, nuk doli kokë në vete në publik për të treguar se është i kërcënuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë.
“Ai nuk e ka bërë këtë njoftim pa konsultim me policinë e Zvicrës”, thotë Tromp për RTK-në.
Ligjëruesja Tromp shprehet se Marty duhet të dëshmojë jo vetëm para mbrojtjes dhe prokurorisë, por edhe vetë gjyqtarëve sepse mbi bazën e raportit të tij, u krijua Gjykata Speciale.
Madje, për mundësinë që ai të jetë dëshmitar, Tromp beson se është shumë e shqetësuar edhe vetë Serbia, sepse do të dekonspirohej i gjithë angazhimi i saj për krijimin e Speciales.
“Shërbimi inteligjent i Serbisë është i shqetësuar se Dick Marty mund të ketë thënë diçka apo do të thotë diçka për këtë plan të Serbisë, e cila me dekada po përpiqet ta prezantojë se UÇK-j ka qenë organizatë kriminale dhe me këtë e kanë kriminalizuar edhe vetë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, thotë Tromp.
Megjithatë, në këtë rast, duket se edhe vetë Dick Marty është i shqetësuar.
“Në një intervistë me Martyn nga mbrojta, prokuroria apo edhe gjyqtarët e Speciales, do t’i parashtroheshin të gjitha pyetjet, sepse personi i vetëm që do të jetë në gjendje t’u përgjigjet këtyre për Specialen dhe raportin e tij, është vetë Dick Marty”, tha Tromp.
Nevenka Tromp, e cila për 12 vjet hulumtoi punën e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, deklaron se perëndimi e pranoi lojën e krijimit të Dhomave të Specializuara që Serbia ta njohë Kosovën. Por pas kësaj, Beogradi është tërhequr nga bisedimet në Bruksel dhe i gjithë procesi është i vdekur.
Ndërkohë, Serbia ka arritur diçka shumë të madhe, ka një instrument kontrolli dhe ka kapur një narrativë historike. Me këtë Gjykatë, Serbia mund të deklarohet se të gjithë ishin të fajshëm në luftën e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?