LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për kërcënimin me vrasje të Dick Martyt: Dihet botërisht operimi i shërbimit sekret serb, BE të merret seriozisht me këtë çështje

Kurti flet për kërcënimin me vrasje të Dick Martyt: Dihet botërisht operimi i shërbimit sekret serb, BE të merret seriozisht me këtë çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme për media ka folur rreth raportimeve të fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe.

Ai ka thënë se në këtë rast shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia.

“Shpresoj e uroj që QUNIT-i në Beograd, dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme që i kalon çfarëdo përmasash individuale, përfshinë një shtet të tërë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se shërbimi sekret i Serbisë gjatë viteve 70 e 80 ka vrarë shumë veprimtarë shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapsht ata e kanë të ushtruar me dekada.

“Ju e dini se nga ta janë vrarë Bardhosh e Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka e deri te Enver Hadri e shumë të tjerë. Mënyra sesi ka operuar në Evropën Perëndimore shërbimi sekret serb edhe ndaj shqiptarëve dhe kroatëve është e njohur botërisht, e duket se në atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt që të na fajësojnë ne”, tha Kurti.

Kurti shtoi se është koha e fundit që QUINT-i dhe BE ta ngrisin këtë çështje.

Ai bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për të marrë më shumë informacione për këtë rast.

“Ne përmes ministrisë tonë të brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë në këtë rast. Jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund. Nuk mjafton denoncimi , duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër se qartazi nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn por edhe me shtetin e Kosovës”, tha Kurti.

Jeton nën mbrojtje të rreptë policore, Dick Marty: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin e t'i fajësonin shqiptarët"
Lexo po ashtu Jeton nën mbrojtje të rreptë policore, Dick Marty: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin e t'i fajësonin shqiptarët"

Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) zbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të rreptë policore.

Ish-prokurori, deputet në Dhomën e Kantoneve nga (FDP/Ticino) dhe raportues për Këshillin e Evropës, ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori