Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta do të nisë në ora 11:00, ndërsa ditë më parë u tha se kjo protestë mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.


Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se protesta do të mbahet në orën 11:00 dhe do të jetë paqësore, jopartiake dhe me karakter institucional.

01/09/2026 09:57- Peci: Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit


Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar lidhur me protestën e sotme që do të mbahet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Peci në një postim në Facebook shkruan se është kundër protestës së nxitur me agjendë politike.

“Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit...”, shkruan ai.

Lajmi i plotë këtu:

01/09/2026 09:51- Prebreza për protestën e AKK-së: Mjetet nuk janë “marrë” nga Qeveria, dëmi erdhi nga Kontrata Kolektive të nënshkruar gjatë qeverive Mustafa dhe Haradinaj


Lidhur me protestën e Asociacionit të Komunave të Kosovës që do të mbahet sot në Prishtinë ka reaguar sot kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Ai thekson se Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizimi që, në parim, mbron dhe përfaqëson interesat e komunave, por ai nuk është i ndërtuar për t’iu kundërvënë nivelit qendror.

“Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria siç thuhet në pretendimet e Drejtorit Ekzekutiv Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish në komuna, përmes projekteve investuese që kanë për qëllim përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Dhe për këtë jemi vet dëshmitar si qeverisje komunale në këto vite”, shkruan ai.

Lajmi i plotë këtu:

01/09/2026 09:50- Aliu: Komunat prej një kohe të gjatë po përballen me obligime financiare të krijuara nga niveli qendror


Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kryetar i Ferizajt, Agim Aliu në një konferencë të mbajtur të shtunën theksoi se protesta e 1 shtatorit në Prishtinë mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Ai tha se komunat nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e ligjeve dhe kompetencave që u takojnë.

Aliu tha se komunat prej një kohe të gjatë po përballen me obligime financiare të krijuara nga niveli qendror.

Lajmi i plotë këtu: