LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka sqaron përfundimisht të ardhmen në intervistën e fundit

Granit Xhaka sqaron përfundimisht të ardhmen në intervistën e fundit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka insistuar se dëshiron të arrijë diçka të veçantë me Arsenalin.

Spekulimet kanë qenë të shumta rreth të ardhmes së Xhakës, pavarësisht se zvicerani nënshkroi një zgjatje të kontratës verën e kaluar.

Roma pritet të ringjallë interesin për Xhakën këtë verë, por 29-vjeçari ka plane të tjera, duke përfshirë afrimin me tifozët e Arsenalit.


“Dua të kem një marrëdhënie më të mirë me njerëzit jashtë, me tifozët, për të qenë më afër me ta. Nuk i takojmë asnjëherë, nuk bëjmë asnjëherë bisedë me ta”, ka thënë fillimisht Xhaka për football.london.

“Ata po na shohin në fushë vetëm për 90 minuta dhe lamtumirë. Ata nuk e dinë se si kemi stërvitur më parë, nuk e dinë se si ndihesh, nuk e dinë nëse ke probleme në familjen tënde, nuk dimë shumë pika”.

“Pas sezonit kam ende 2 vite kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub futbolli. Këtë e them gjithmonë”.

“Unë nuk kam nënshkruar një kontratë të re, por e shijoj kohën time dhe kaq. Dua të arrij diçka me këtë klub, diçka të veçantë. Dhe para kësaj, nuk largohem”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Përfaqësuesja e Kosovës
Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori