Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon se qeveria shqiptare e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama nuk e gëzon më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjete sociale, Alibeaj shtoi se SHBA-të, nëpërmjet raportit të DASH e cilësojnë qeverinë shqiptare të korruptuar.
“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, ka cituar raportin Alibeaj, duke shtuar se raporti konfirmuar atë që PD ka thënë prej vitesh.
“Raporti i DASH është skaneri më i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA-ve”, ka theksuar Alibeaj.
Ai ka thënë gjithashtu se SHBA-të nuk e pranojnë qeverisjen e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
“Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”, Alibeaj citon raportin e DASH.
Ai sqaron se DASH ka konfirmuar faktin e ngritur me zë të lartë nga PD për blerjen dhe manipulimin e votës duke renditur një seri faktesh në raport e ku edhe në këtë rast konfirmon akuzat e opozitës.
Sipas Alibeajt, SHBA-të ngrenë shqetësim edhe për drejtësinë që sipas raportit, “megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”.
“Në çdo detaj të raportit faktohet dhe mbështeten qëndrimet e PD dhe opozitës që këto fakte i kanë bërë publike ditë për ditë”, ka thënë Alibeaj.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se “ky qëndrim në raport dëshmon dhe njëherë se SHBA-të janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit, reformë reale e të pavarur në drejtësi, dhe mbi të gjitha zgjedhje të lira e të drejta, gjë që nuk ka ndodhur me 25 prill dhe në asnjë proces zgjedhor të 8 viteve të fundit”.
“Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pa korruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve. PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE”, ka përmbyllur postimin Alibeaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë