LAJMI I FUNDIT:

Getinjo: Prej 15 vitesh bëj hip hop, jam paragjykuar shumë për tatuazhet dhe tekstet

Getinjo: Prej 15 vitesh bëj hip hop, jam paragjykuar shumë për tatuazhet dhe tekstet
Foto: Screenshot/Instagram

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, gjatë gjithë viteve karrierë është komentuar në masë të madhe për çdo veprim e këngë që ka sjell.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në “Libero” me Resul Sinanin, ku ka folur më shumë për pjesën e paragjykimeve, me të cilat përballet thuajse çdo ditë.

Në fjalimin që ka mbajtur, artisti thotë se ka qenë i paragjykuar më shumë për tatuazhet e shumta dhe tekstet.


Getinjo (Foto: Facebook)

“Përshëndetje të gjithëve që po na ndiqni, unë jam Getoar Aliu përndryshe emri artistik i imi është Getinjo dhe jam 30-vjeçar dhe bëj rap ose hip hop që 15 vite gati. Desha t’i ndaj me juve disa minuta me temën paragjykim”, u shpreh ai.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Edhe unë bëj pjesë prej atyre personave që kam qenë i paragjykuar prej njerëzve, kështu që paragjykimet te ne në Kosovë te ne shumicë shqiptare është shumë nivel i lart. Desha të bëj një mesazh për të gjithë njerëzit që janë të paragjykuar, vazhdoni ëndrrat e juaja, qëllimet, vizionet, nuk ka lidhje çfarë jeni të trashë, a keni tatuazhe, a mbani syze apo nuk i keni kushtet, çdo gjë që e doni e keni pasion, ndiqni. Te ne shumë ka njerëz që nuk dinë vet ta bëjnë, e kundërshtojnë të tjerët, japin kritika, ofendime. Unë më së shumti kam luftuar gjithë këto vite që ta heqim këtë gjë prej atyre që na përcjellin, shikuesit apo dëgjuesit janë ata që paragjykojnë më së shumti. Kam qenë i paragjykuar më shumë për tatuazheve dhe për temën e teksteve”, ka thënë më tej Getinjo.

Sido që të jetë, ai po vazhdon të jetë shumë i pëlqyer e prezent në koncerte përreth e jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Shokon Shqipja: Valbona ka lidhje jashtë, është duke luajtur shumë keq

Shokon Shqipja: Valbona ka lidhje jashtë, është duke luajtur shumë keq

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

Magazina
Kalo në kategori