Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Berndard Nikaj e ka cilësuar si “të paaftë” për të qeverisur Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pas vendimit për ndarjen e shtesave prej 100 eurove për punëtorët, studentët e pensionistët për muajin prill.
Në një konferencë për media, Nikaj tha se kryeministri çdo ditë po e dëshmon se ai dhe ministrat e tij nuk kanë asnjë ide për ta zhvilluar vendin dhe për të adresuar nevojat dhe brengat e qytetarëve.
“Krejt çfarë po bën Kryeministri Albin Kurti sot, është ajo që ai di ta bëjë më së miri, e që është popullizmi. Pasi ua rriti çmimin e energjisë elektrike me mbi 100 për qind qytetarëve të Kosovës dhe pasi nuk po arrin të kontrolloj rritjen enorme të çmimeve të çdo produkti elementar të shportës familjare, qeveria e nisi sot ditën me një tentim për të mashtruar sërish qytetarët e Kosovës përmes një lëmoshe as më shumë dhe as më pak se në vlerën 100 euro”, u shpreh Nikaj.
Duke e cilësuar këtë vendim si ndihmë sociale që do të jepet vetëm për muajin prill, Nikaj ka shtruar pyetjen se çfarë do të bëjnë qytetarët në muajin maj.
“Në këtë kohë krize, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur, por fatkeqësisht nuk mund ta përballojnë krizën e çmimeve me lëmosha qeveritare. Kjo qeveri, që karakteristikë kryesore ka paaftësinë, nuk ka as planifikim, as vizion, as strategji dhe nuk ofron zhvillim. Të gjitha këto mundohet që t’i kompensojë përmes vendimeve te momentit e qe me shume ngjajnë në lëmoshë sesa ne veprime te menduara e afatgjate qe adresojnë nevojat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës do të jenë këtu edhe muajt tjerë, pas prillit, dhe çmimet enorme që u rritën gjate muajve te fundit do të vazhdojnë të mbesin të larta”, shtoi ai.
Mes tjerash, Nikaj deklaroi se zgjidhja më e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim është miratimi i ligjit të pagave dhe rritja e pagës minimale. Dhe sipas tij, përderisa kjo të mos bëhet, PDK vlerëson se pakoja prej 100 eurove duhet të vazhdojë për të gjithë punëtorët.
“Sot që po flasim jemi në mes të muajit të katërt të këtij viti dhe kjo qeveri ende nuk e ka nisur asnjë projekt të zhvillimit ekonomik apo ndonjë investim kapital. Ky vendim i kryeministrit populist e ka një qëllim të vetëm, të përpiqet të ndalojë pakënaqësitë e mëdha qytetare që janë akumuluar muajt e fundit nga mospuna e Qeverisë. Por, qytetarët e Kosovës tanimë e kanë kuptuar populizmin dhe nuk bien më në kurthin e tij i cili po e dëshmon çdo ditë se nuk di të qeverisë dhe nuk ka vizion për zhvillim ekonomik të vendit”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'