LAJMI I FUNDIT:

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Sipas tij, vlera totale për këtë ndihmë do të jetë rreth 100 milionë euro.

“Sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të Pakos. Kështu që në muajin prill po dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionisteve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ku nga kjo do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës. Po ashtu, kjo shumë do të ndahet edhe për 80 mijë zyrtarët publik”, ka shtuar ai.

Kurti ka shtuar se edhe studentët do të përfitojnë nga kjo shumë.

“Studentët do t’i përkrahim me shumë të menjëhershme prej 100 euro, ku do të përfitojnë 80 mijë studentë”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se vlera totale e kësaj përkrahje është mbi 100 milionë euro.

“Vlera totale e të gjitha këtyre është mbi 100 milionë euro. Nga këto masa do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht secila familje e Kosovës”, theksoi ai.

I pari i Qeverisë ka paralajmëruar se do ta rrisin vlerën e pagës minimale.

“Përveç kësaj, nesër në mbledhjen e Qeverisë do të miratojmë Projektligjin që i hap rrugën rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra, edhe do ta rrisim pagën minimale edhe do ta lirojmë nga tatimi”, ka paralajmëruar Kurti.

100 euro shtesë nga Qeveria, së pari do t’i marrin pensionistët – për studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të hapet procesi i aplikimit
Lexo po ashtu 100 euro shtesë nga Qeveria, së pari do t’i marrin pensionistët – për studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të hapet procesi i aplikimit

Po ashtu, ai ka thënë se deri më tani në kuadër të Pakos së Ringjalljes janë ndarë mbi 300 milionë euro për mbi 740 mijë përfitues.

“Si Qeveri e Kosovës, nga korriku i vitit 2021 kemi prezantuar vazhdimisht masa në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, e cila në qendër kishte qytetarin dhe ekonominë e vendit. Patëm filluar për ndarjen e shtesave për lehonat dhe për fëmijë. Deri më tani kemi 13,285 lehona dhe 146 mijë e 279 fëmijë që përfitojnë nga këto shtesa. Mbështetëm me 1,500 euro ata që kanë humbur familjarin nga virusi COVID-19, e kur familjari ishte personel shëndetësor, atëherë mbështetja ishte 10 mijë euro, ku nga kjo masë përfituan 2,901 familje”, tha ai.

“Pensionin bazik e rritëm me 11 për qind, kurse për ata persona me aftësi të kufizuara me 33 për qind. Madje në muajin nëntor 2021 ndamë edhe nga një shtesë me nga 100 euro. Nga kjo mbështetje përfituan rreth 300 mijë pensionmarrës. Asistencën sociale e kemi rritur për 30 për qind, e në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021 e kemi dyfishuar vlerën e saj. Gjithashtu për shtresën e cenueshme të shoqërisë ndamë 10,500 kuponë ushqimor me mbi 200 mijë shujta përmes 13 kuzhinave popullore”, ka shtuar Kurti.

“Deri më tani në kuadër të Pakos kemi ndarë mbi 300 milionë euro për mbi 740 mijë përfitues”, ka pëfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori