LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës prezanton planin për rritjen e pagës minimale

Qeveria e Kosovës prezanton planin për rritjen e pagës minimale

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratohet Projektligji që i hap rrugën rritjes së pagës minimale.

Kurti gjatë prezantimit të masave të reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ka thënë se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe se deri më këtë shumë do të lirohet nga tatimi.


“Nesër në mbledhjen e Qeverisë do të miratojmë Projektligjin që i hap rrugën rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra, edhe do ta rrisim pagën minimale edhe do ta lirojmë nga tatimi”, tha Kurti.

Po ashtu, ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Ligji për Pagën Minimale, përveç që rrit pagën ofron edhe rritje të pagës neto për të gjithë punonjësit.

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët
Lexo po ashtu Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

“Ligji për Pagën Minimale përveç që rrit pagën për të gjithë përfituesit që janë nën nivelin 264 euro po ashtu ofron edhe rritje të pagës neto edhe për punëtorët e sektorit publik dhe privat. Çdo kush që e ka pas pagën mbi 250 euro deri më tani do të përfitoj diku rreth 80 euro në vit apo 6.80 euro në muaj”, tha Murati.

Ai ka shtuar se për rritjen e pagës minimale duhet të bëhen disa ndryshime ligjore, duke përfshirë Marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e asistencës sociale, Ligji për Pagën Minimale dhe Ligji për Rishikimin e Buxhetit.

Paga minimale në Kosovë është 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011, e cila është më e ulëta në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori