LAJMI I FUNDIT:

Ministrja gjermane jep dorëheqje shkaku i një gënjeshtre

Ministrja gjermane jep dorëheqje shkaku i një gënjeshtre

Ministrja për Çështjet Familjare në qeverinë gjermane, Anne Spiegel ka dhënë sot dorëheqje.

Ajo e bëri këtë pasi u vu nën presionin e publikut pasi kishte marrë pushime gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar gjersa kishte deklaruar rrejshëm se ka marrë pjesë në mbledhjet e krahinës së Rheinland-Pfalzit.

“Kam vendosur të jap dorëheqje për shkak të presionit politik. Këtë po e bëjë për të mos e dëmtuar Ministrinë, e cila po përballet me një sfidë të madhe politike”, ka pohuar ajo, raporton dw.


Dorëheqja pasoi 24 orë pasi ministrja kërkoi falje, siç e pranoi, “gënjeshtra” që tha për pushimet e saj.

Spiegel u vu nën presionin e publikut pasi u zbulua se, ndërsa kryente detyrën e Ministres së Ekologjisë të provincës Rheinland-Pfalz, përgjegjëse për fatkeqësitë natyrore, gjatë përmbytjeve shkatërruese verën e kaluar, ajo shkoi në pushime për katër javë.

Duke u mbrojtur nga akuzat, ajo ka pohuar se ka marrë pjesë në seancat e pushtetit krahinor me një video-link nga pushimet e saj, gjë që nuk është e vërtetë, siç tregojnë procesverbalet nga seancat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Si ta shikoni NASA-n të lëshojë anijen më të madhe kozmike drejt hënës oqeanike të Jupiterit

Si ta shikoni NASA-n të lëshojë anijen më të madhe kozmike drejt hënës oqeanike të Jupiterit

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori