LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Lituanisë viziton Ukrainën: Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë atë që pashë këtu

Kryeministrja e Lituanisë viziton Ukrainën: Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë atë që pashë këtu

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, u takua me homologen lituaneze, Ingrida Simonyte, në mes të një sfondi të ndërtesave të bombarduara dhe rrënojave të tyre në Borodianka, një qytet në rajonin e Kievit.

Dy kryeministrat publikuan imazhe në rrjetet sociale pas takimit ndërsa Simonyte tha se “asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë atë që pashë dhe ndjeva këtu”.

Ndërkohë, qeveritari ukrainas ka deklaruar se gjenocidi i Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës duhet të dënohet.


Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se situata në Borodianka ishte “shumë më e keqe” se sa në Bucha.

“Puna për pastrimin e rrënojave në Borodianka ka filluar … është dukshëm më e tmerrshme atje. Edhe më shumë viktima nga pushtuesit rusë”, kishte pohuar presidenti ukrainas. /Telegrafi/