LAJMI I FUNDIT:

Theo Hernandez: Të gjithë skuadrat vonojnë ndeshjen kur luajnë ndaj Milanit

Theo Hernandez: Të gjithë skuadrat vonojnë ndeshjen kur luajnë ndaj Milanit

Milani nuk ka arritur të kthehet te fitorja, duke marrë një tjetër barazim pa gola 0-0.

Pas barazimit ndaj Bolognës në San Siro, tani Rossonerët janë ndalur në udhëtim te Torino me rezultatin e njëjtë 0-0.


Njëri nga futbollistët kryesorë të Milait, Theo Hernandez ka folur pas ndeshjes duke thënë se bënë gjithçka për fitore, por që nuk ia arritën dot.

“Bëmë gjithçka, por nuk ia dolëm dot të fitojmë ndeshjen. Së shpejti kemi një tjetër ndeshje që duhet ta fitojmë”, u shpreh mbrojtësi francez.

Reprezentuesi francez tutje ka thënë se të gjitha skuadrat e vonojnë lojën kur luajnë me Milanin.

“Këto janë ndeshje të vështira. Ne jemi Milani dhe të gjithë duan të bëjnë mirë ndaj nesh duke e vonuar lojën gjatë gjithë kohës dhe kështu nuk është e lehtë të luash”, tha Theo.

Pioli: Donim ta fitonim ndeshjen, por na mungon goditja e fundit
Lexo po ashtu Pioli: Donim ta fitonim ndeshjen, por na mungon goditja e fundit

“Kemi një ndeshje javën e ardhshme që duhet ta fitojmë patjetër. Duhet të japim gjithçka në fushë që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund, pasi dy rezultatet e fundit nuk janë të mira”, përfundoi mbrojtësi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori