Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për çeljen e negociatave.
Që kur Olaf Scholz ka ardhur në detyrë së paku vihet re një gjë: Sa here që i jepet rasti për të folur për politikën e BE-së, ai nuk harron të përmendë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne duhet të kujdesemi që t’i forcojmë dhe mbështesim rajonet fqinjë”, tha ai në fund të marsit pas takimit me homologun e tij austriak, Karl Nehammer.
“Është shumë e rëndësishme, që të çelim sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çdo zvarritje e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor më të lëndueshëm dhe të hapur për ndikimin e palëve të treta”.
Scholz bëri thirrje për të mobilizuar një përkrahje sa më të gjerë dhe u zotua se Gjermania do të bëjë të vetën. Ngjashëm ishte shprehur Scholz edhe pas takimit homologen suedeze Magdalena Andersson.
Zyrtarisht është Bullgaria ajo që e pengon procesin aktualisht, për shkak të mospajtimeve që ka me Maqedoninë e Veriut. Por qarqet diplomatike thonë se për të dhënë përfundimisht dritën jeshile për çeljen e negociatave një rol vendimtar luajnë edhe zgjedhjet presidenciale në Francë.
Kryetari i komitetit të zgjerimit të BE-së në Bundestagun Gjerman, politikani i partisë Të Gjelbrit, Anton Hofreiter, i tha DW në një intervistë se shpreson që çelja e negociatave të ndodhë pas zgjedhjeve presidenciale të Francës.
“Kam përshtypjen se edhe BE është vetëdijësuar se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.
Ndarja nga Maqedonia e Veriut
Nëse Bullgaria do të vazhdojë qëndrimin e saj bllokues, atëherë Shqipëria do të kërkojë të shkëputet prej saj, në procesin e integrimit.
Këtë e ka thënë ditët e fundit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe për këtë kanë lobuar kohët e fundit pjesëtarë të mazhorancës shqiptare, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kryetarja e Komitetit për çështje të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë,Mimi Kodheli, gjatë vizitave të tyre në Berlin.
Deri tani asnjë nga bashkëbiseduesit e tyre nuk është shprehur hapur për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.
Kryetari I Komisionit për Çështje Evropiane, Anton Hofreiter, i tha në një intervistë DW, se “shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është e mundur, por nuk ka shumë kuptim”. Hofreiter tha se shpreson që qeveria e re e Bullgarisë të ndryshojë qëndrimin e saj.”
Momenti i përshtatshëm
Nga ana tjetër, shumë politikanë në Berlin janë të mendimit se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Shumë vëzhgues shohin një rrezik të madh, që Ballkani t’i kthejë sytë gjetkë.
Prandaj edhe një nga temat e bisedës në takimin e Scholzit me Ramën do të jetë edhe ndikimi i Rusisë në rajon. Një shkak tjetër që e bën shumë të nevojshme çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është efekti pozitiv që mund të kenë ato edhe mbi dialogun Serbi-Kosovë.
“Nëse këto dy vende nuk shohin që BE-ja të mbajë premtimet, atëherë ato nuk do të kenë motivimin e duhur të përshpejtojmë procesi”, thuhet në Berlin e Bruksel. Prandaj edhe Shqipëria shpreson, që të marrë një datë për çeljen e negociatave, edhe nëse Maqedonia e Veriut bllokohet nga Bullgaria.
Edi Rama gëzon mirëbesim në Berlin, edhe sepse politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së.
Një arsye tjetër, është edhe se raporti i forcave në parlamentin gjerman ka ndryshuar, në favor të përkrahësve të politikave të zgjerimit.
Skeptikët e grupit parlamentar CDU/CSU të ish-kancelares Angela Merkel, të cilët i vinin kushte shtesë Shqipërisë për çeljen e negociatave e kanë humbur peshën politike. Dhe tekefundit, edhe bashkëpunimi i suksesshëm i Shqipërisë qoftë në NATO, qoftë në kuadër të Këshillit të Sigurimit, e ka rritur peshën Shqipërisë si partner i besueshëm në kohë të vështira.
Prandaj edhe Rama në Berlin pas të gjitha gjasave do të pritet me shumë dashamirësi,. Ai do të takojë tre pesha të rënda të politikës së kryeqytetit: kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey, presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, dhe kancelarin Olaf Scholz, i cili do t’i shtrojë një darkë mysafirit nga Tirana. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!