LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria t’i ulë shpenzimet që të ketë para për punonjësit në arsim

OBRM-PDUKM: Qeveria t’i ulë shpenzimet që të ketë para për punonjësit në arsim

OBRM-PDUKM përmes një komunikate për media ka shfaqur përkrahje ndaj mësimdhenësve dhe sindikatës së arsimit për grevën në arsim. Sipas partisë opozitare maqedonase greva është legjitime në këtë moment kur kosotoja e jetës në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht vjen duke u rritur.

“Në kushtet e rritjes së kostos së jetesës, kërkesat e punonjësve në arsim, shkencë dhe kulturë për paga më të larta janë legjitime. Madje, sipas marrëveshjeve kolektive, ata duhet të kenë nivelim të pagave dhe të mos kenë të ardhura pak më të larta se paga minimale”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Ata theksojnë se qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski duhet t’i shkurtojë shpenzimet e panevojshme dhe të del në ndihmë të qytetarëve të cilët përballen me rritjen e madhe të çmimeve dhe vështirësive për mbijetesë.


“Qeveria e administruar nga Kovaçevski thotë se nuk ka para dhe se rritja e pagave do të shkaktojë inflacion, por harrojnë se Qeveria në të kaluarën ka shpenzuar miliona euro për blerjet e luleve, automjeteve zyrtare, apo edhe për tenderë kriminalë. Qeveria duhet ti reduktoi të gjitha shpenzimet e panevojshme dhe të ju del në ndihmë qytetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë me ndershmëri”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori