LAJMI I FUNDIT:

Është pesë pikë mbrapa Juventusit, por Mourinho nuk shpreson shumë në vendin e katërt

Është pesë pikë mbrapa Juventusit, por Mourinho nuk shpreson shumë në vendin e katërt

Roma ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, teksa ka marrë fitoren e tretë radhazi, ku mposhtën Salernitanën me përmbysje 2-1.

Giallorosët ishin duke humbur 0-1, por në 10 minutat e fundit përmbysën gjithçka për ta fituar ndeshjen falë golave nga Carles Perez e Chris Smalling.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur pas kësaj ndeshje, duke thënë se ishin të lodhur pas ndeshjes që zhvilluan të enjten në Ligën e Konferencës ndaj Bodo/Glimt.


“Ishim të lodhur, nuk është aspak e lehtë të luash të enjten dhe të dielën. Gasperini ka të drejtë kur thotë të njëjtën gjë, sepse nuk është e lehtë kur luan në udhëtim dhe duhet të udhëtosh”, tha Mourinho.

“Ndeshja ndryshoi falë futbollistëve që u futën nga banka dhe i dhanë energji skuadrës. Salernitana dha gjithçka që kishte, për ata është e vështirë që të mbrohen me atë intensitet për gjatë gjithë ndeshjes”.

“Mendoj se e merituam dhe donim të fitonim deri në fund, por ata na e bën ndeshjen shumë më të vështirë”, deklaroi tekniku portugez.

Në Olimpico ishin të pranishëm rreth 65 mijë tifozë dhe Mourinho deklaroi se futbollistët duhet të ndjenjë më shumë përgjegjësi ndaj tifozëve.

“Është diçka fantastike të shohësh aq shumë tifozë edhe pse nuk jemi në garë për titull, kjo është e pabesueshme. Futbollistët duhet të ndjejnë më shumë përgjegjësi ndaj tifozëve tanë. Është e pabesueshme përkrahja që po na japin”, tha Special One.

Krejt në fund portugezi tha se vështirë që do ta arrijnë vendin e katërt, edhe pse është vetëm pesë pikë larg Juventusit.

“Nuk besoj në vendin e katërt, pasi Juventusi është shumë i fortë për ta humbur atë pozitë”, u shpreh Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori