LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon drogë në Malishevë, arrestohen tre të dyshuar

Policia konfiskon drogë në Malishevë, arrestohen tre të dyshuar
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mbi 2 kilogramë marihuanë gjatë ditës së djeshme në Malishevë.

Konfiskimi i marihuanës ka ardhur pasi policia ka kontrolluar në veturën ku ndodheshin tre meshkuj.


Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin ata janë gjetur dhe konfiskuar 2,36 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 3 telefon, një elektroshok dhe një veturë. /Telegrafi/