LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fiton pa vështirësi ndaj Getafes dhe vazhdon si favorit drejt titullit

Real Madridi fiton pa vështirësi ndaj Getafes dhe vazhdon si favorit drejt titullit

Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Los Blancos kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke vazhduar si favorit për të fituar titullin kampion.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim te Realit, por edhe përkundër rasteve, vetëm një herë shënuan.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të dhe ishte Casemiro, i cili pas asistimit të Vinicius Junior shënoi nga afërsia për 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë, me Realin skuadër më të mirë dhe me një gol të shënuar.

Në këtë pjesë, goli i vetëm u shënua në minutën e 68-të me anë të Lucas Vazquez, i cili shënoi për 2-0 dhe ky goli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Los Blancos e shohin veten në pozitën e parë me 72 pikë, ndërsa Getafe renditet e 14-të me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Reali udhëton te Sevilla, teksa Getafe e pret Villarrealin. /Telegrafi/

https://twitter.com/sam1986h34/status/1512880202719891456

https://twitter.com/realbr02/status/1512890807132508170