LAJMI I FUNDIT:

Vendimi mbi akuzat për përdhunim të Mason Greenwood është ‘i pashmangshëm’

Vendimi mbi akuzat për përdhunim të Mason Greenwood është ‘i pashmangshëm’

Mason Greenwood aktualisht është liruar me kusht pasi u arrestua në janar me dyshimin për përdhunim dhe sulm ndaj ish të dashurës së tij. Lojtari i Manchester Unitedit ende nuk është akuzuar zyrtarisht dhe ai do të mësojë në ditët në vijim nëse do të ndiqet penalisht.

Besohet se policia do të bëjë një kallëzim në Prokurorinë e Kurorës gjatë ditëve në vijim, pasi ka studiuar provat e disponueshme për të vendosur nëse 20-vjeçari duhet të dalë në gjyq.


“Policia do të dorëzojë dosjen e saj menjëherë”, ka thënë një burim pranë hetimit për The Sun.

Një tjetër burim ka dhënë pak më shumë detaje, duke sqaruar se policisë po i mungon koha për të hetuar.

E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram
Lexo po ashtu E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram

“Ai është ende me kusht, por gjërat janë në një fazë të avancuar”, ka thënë ai burim, duke folur gjithashtu për The Sun.

“Policia dhe Prokuroria e Kurorës janë duke diskutuar nëse ka një çështje apo jo për të ngritur kundër tij. Vjen një pikë ku duhet të merret një vendim dhe gjërat kanë arritur në atë pikë”.

Ku është Mason Greenwood tani?

Greenëood kaloi kohë në paraburgim policor pas arrestimit të tij më 30 janar.

“Policia e Mançesterit u informua për imazhet dhe videot e mediave sociale në internet të postuara nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike”, thuhej në një deklaratë të policisë në atë kohë.

Policia konfirmon arrestimin e Greenwood pas akuzave për përdhunim dhe sulm fizik, ndërsa Unitedi e ka suspenduar
Lexo po ashtu Policia konfirmon arrestimin e Greenwood pas akuzave për përdhunim dhe sulm fizik, ndërsa Unitedi e ka suspenduar

“U nis një hetim dhe, pas hetimeve, ne mund të konfirmojmë se një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm. Ai mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Hetimet janë në vazhdim”.

Më pas ai u lirua me kusht pak më vonë, por u pezullua nga Manchester Unitedi dhe nuk ka qenë i përfshirë me klubin që nga arrestimi.

Nike ndërpret përfundimisht bashkëpunimin me Greenwoodin
Lexo po ashtu Nike ndërpret përfundimisht bashkëpunimin me Greenwoodin

Shumica e sponsorëve të tij gjithashtu kanë ndaluar së punuari me Greenwood, duke përfshirë kompaninë e veshmbathjeve Nike.

Hapi tjetër për 20-vjeçarin është të zbulojë nëse ai do të akuzohet zyrtarisht dhe, nëse po, ai më pas do të përgatitet për një gjyq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori