LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon arrestimin e Greenwood pas akuzave për përdhunim dhe sulm fizik, ndërsa Unitedi e ka suspenduar

Policia konfirmon arrestimin e Greenwood pas akuzave për përdhunim dhe sulm fizik, ndërsa Unitedi e ka suspenduar
(Foto: Daily Mail)

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Mason Greenwood, është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm fizik.

Policia ka konfirmuar se 20-vjeçari është duke u mbajtur në paraburgim pas pretendimeve që u bënë publike mëngjesin e të dielës.


Siç transmeton The Sun, policët janë parë para shtëpisë së tij këtë mbrëmje duke i pasuar lajmet për arrestimin e tij.

Ndërkohë, klubi i tij e ka suspenduar lojtarin deri në kohë të pacaktuar duke thënë se nuk do të kthehet në stërvitje e as nuk do të zhvillojë ndeshje “deri në njoftimin e radhës”, meqenëse Manchester Unitedi “nuk pranon asnjë lloj dhune”.

E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram
Lexo po ashtu E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram

“Policia është njoftuar më herët gjatë ditës së sotme (e diel, 30 janar) për imazhet dhe videot në rrjetet sociale të postuara në internet nga një femër që raportonte incidente të dhunës fizike”.

“Një hetim është nisur dhe pas hetimeve mund të konfirmojmë se një burrë në të 20-at është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm fizik”.

(Foto: Daily Mail)

“Ai mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Hetimet janë në vazhdim”, ka thënë një zëdhënës i policisë në qarkun Greater Manchester.

Kujtojmë që e dashura e Greenwood, Harriet Robson, ka postuar disa fotografi tronditëse të lëndimeve të rënda që ajo ka pësuar, duke pretenduar se është viktimë e abuzimit nga futbollisti anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori