LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Trajneri i Bodo/Glimt sulmoi trajnerin e portierëve të Romës, e turpshme çfarë pashë

Pellegrini: Trajneri i Bodo/Glimt sulmoi trajnerin e portierëve të Romës, e turpshme çfarë pashë

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini pretendon se trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen ‘sulmoi fizikisht trajnerin e portierëve’ pas çerekfinales së Ligës së Konferencës, teksa gjestin e cilësoj si diçka absolutisht e turpshme.

Norvegjezët fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-1 dhe verdikti final do të jetë në Stadio Olimpico të enjten e ardhshme.

Dyshohet se pati një incident të shëmtuar pas vërshëllimës së fundit, pasi Pellegrini akuzoi trajnerin e Bodo/Glimt për një sulm ndaj Nuno Gomes.


Bodo/Glimt mposht Romën me rikthim në aktin e parë të çerekfinales në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Bodo/Glimt mposht Romën me rikthim në aktin e parë të çerekfinales në Ligën e Konferencës

“Sapo ndodhi diçka vërtet e pakëndshme. Trajneri i tyre sapo sulmoi trajnerin tonë të portierëve. Fillimisht i ka thënë disa gjëra, më pas e ka sulmuar fizikisht”, ka thënë fillimisht Pellegrini për Sky Sport Italia.

“Është vërtet e trishtueshme, sepse një sjellje si kjo është një fyerje për Romën, për lojtarët dhe stafin. Është e turpshme”.

Sipas Sky Sport Italia, policia norvegjeze intervistoi trajnerin Knutsen, Nuno Gomes dhe lojtarët që ishin dëshmitarë të sherrit.

Pellegrini ishte gjithashtu kritik për fushën artificiale të lojës në Norvegji, veçanërisht pasi Gianluca Mancini u largua me një dëmtim në gju.

Jose Mourinhos ishte gati që të jepte autografe dhe te bënte foto me tifozët – por njëri nga ta e gjuajti me top bore dhe ai u largu menjëherë
Lexo po ashtu Jose Mourinhos ishte gati që të jepte autografe dhe te bënte foto me tifozët – por njëri nga ta e gjuajti me top bore dhe ai u largu menjëherë

“Turpi është të arrish një çerekfinale ku topi kërcen dhe nuk e ke idenë se ku do të shkojë. Megjithatë, ky nuk duhet të jetë një justifikim, sepse brenda një jave kemi një betejë që duam ta fitojmë”.

“Sinqerisht jam ende i tronditur nga ajo që sapo pashë, është absolutisht e turpshme. Tani duam ta dërgojmë Bodon në shtëpi, edhe për shkak të asaj që ndodhi jashtë fushës”, përfundoi kapiteni i Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori