LAJMI I FUNDIT:

BSPK proteston sot, i paraqet gjashtë kërkesa për Qeverinë

BSPK proteston sot, i paraqet gjashtë kërkesa për Qeverinë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë një protestë, ndërsa do t’i paraqiten Qeverisë së Kosovës gjashtë kërkesa,

Në takimin e mbajtur para disa dite u tha se Këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe”, para ndërtesës së Qeverisë.

BSPK njofton se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:


100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

Përcaktimi i Pagës Minimale

Miratimi i Ligjit për Paga

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999. /Telegrafi/