LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli finalizon marrëveshjen për Carvalho – lojtari i kalon testet mjekësore, nga 1 korriku kalon te klubi i ri

Liverpooli finalizon marrëveshjen për Carvalho – lojtari i kalon testet mjekësore, nga 1 korriku kalon te klubi i ri
(Foto: Twitter/Anfield Watch)

Liverpooli e ka finalizuar marrëveshjen për Fabio Carvalhon, të cilin do ta transferojë për pesë milionë euro plus shtesat në afatin kalimtar veror nga Fulhami.

Anësori kishte arritur marrëveshje për kushtet personale që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo klubi i tij e refuzoi ofertën e parë të Redsave dhe më pas nuk pati kohë për një ofertë të re.


Jurgen Klopp nuk e humbi asnjëherë interesimin për 19-vjeçarin dhe e ka siguruar marrëveshjen para se të bëhej lojtar i lirë, kur edhe mund të merrte oferta tjera.

(Foto: Instagram/_fabio.10)

Lojtari i ka përfunduar edhe ekzaminimet mjekësore dhe nga 1 korriku (pasi t’i përfundojë zyrtarisht kontrata me Fulhamin) do të jetë futbollist i Liverpoolit. Njoftimi zyrtar për transferimin pritet të bëhet në muajin e ardhshëm.

Interesim edhe nga skuadra tjera të mëdha, Liverpooli përshpejton negociatat me Fulhamin për Carvalhon
Lexo po ashtu Interesim edhe nga skuadra tjera të mëdha, Liverpooli përshpejton negociatat me Fulhamin për Carvalhon

Sipas The Guardian, shtesat do të jenë rreth 2.7 milionë euro, ndërsa eksperti i transferimeve Fabrizio Romano njofton se kontrata do të jetë deri në vitin 2027 dhe në të është përfshirë klauzola e shitjes eventuale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori