Kryeministri Edi Rama tha sot Shqipëria do të pres vendimmarrjen e Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e negociatave me shpresën se Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë ai u shpreh i qartë se nëse negociatat nuk hapen, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesion e integrimit në BE.
Mosmarrëveshjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë po bllokojnë hapjen e negociatave edhe për Shqipërinë.
“Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian dhe shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh dhe që Bullgaria do ta heqë veton”, ka thënë Rama.
Në një konferencë për shtyp për të prezantuar rezultatet e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, Rama tha se nuk është optimistë për hapjen e negociatave.
“Nuk jam aq optimist sa janë shumë të tjerë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. E kam thënë dhe përsëris që çështja e datave është e tyre dhe jo e jona. Çështja jonë është që të jemi çdo ditë duke bërë gjënë që duhet bërë, që ky vend të bëhet një vend me standardet e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian”, ka sqaruar Rama.
“Data dhe ora se kur ne hymë në x derë të labirintit të integrimit e kanë në dorë ata dhe këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe nuk jemi më të predispozuar të gënjehemi”, tha Rama.
“Në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin komplet, kursi ynë do të jetë komplet i ri. Ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do ta bëjmë në çdo instancë, me çdo qeveri të BE me Brukselin me të gjithë, Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinjë me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mira s’kemi asnjë problem për t’u ulur në tryezën e Konferencës. Ne do të bëjmë tonën, kursi i politikës sonë në këtë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, shtoi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite