LAJMI I FUNDIT:

Kokainë në kontenierët e bananeve në Portin e Durrësit, arrestohet administratori në kërkim i kompanisë importuese

Kokainë në kontenierët e bananeve në Portin e Durrësit, arrestohet administratori në kërkim i kompanisë importuese

Policia shqiptare ka njoftuar arrestimin e administratorin e kompaninë e importit të bananeve “Alba Exotic Fruit”.

Shtetasi E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, ishte në kërkim prej disa muajsh pasi në kontenierët e kompaninë e tij në Portin ë Durrësit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në disa raste sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë, ka thënë policia në një njoftim në rrjetet sociale.


Policia sekuestron mbi 10 kg kokainë në Portin e Durrësit
Lexo po ashtu Policia sekuestron mbi 10 kg kokainë në Portin e Durrësit

“Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, ka sqaruar policia.

“Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13 korrik të vitit të kaluar, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë”, ka shtuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori