LAJMI I FUNDIT:

Hyri në shtëpinë e fqinjit për të vjedhur, pejani lëndohet e pastaj arrestohet nga policia

Hyri në shtëpinë e fqinjit për të vjedhur, pejani lëndohet e pastaj arrestohet nga policia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Raushiq të Pejës ka arrestuar një person.

I njëjti është arrestuar pasi që në shtëpinë e fqinjit të tij ka depërtuar në brendi, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/