LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i lumtur me fitoren ndaj Chelseat

Ancelotti i lumtur me fitoren ndaj Chelseat

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ai ndjeu se ata ishin gjithmonë në kontroll gjatë fitores së tyre ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Reali kryeson në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1 falë një het-triku nga Karim Benzema të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge.

Kjo fitore e Los Blancos në udhëtim e bën Realin favorit për të arritur gjysmëfinalen dhe trajneri Ancelotti ndihet i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij.


“Ne kishim kontroll të mirë të lojës, ishim të rrezikshëm në kundërsulm. Ishte një natë e mirë, por është vetëm ndeshja e parë dhe ne duhet të shohim përpara”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Treguam organizim të mirë, Benzema ishte fantastik. Ne gjetëm hapësirë ​​midis linjave. Kemi një avantazh, por të martën do të jetë një ndeshje tjetër – ata janë fituesit e Ligës së Kampionëve”.

“Sinqerisht, ne patëm një organizim të mirë në mbrojtje dhe kundërsulme të rrezikshme”.

“Mendoj se na ndihmoi që loja jonë e ndërtuar nga prapa ishte e mirë, gjetëm hapësirë ​​midis rreshtave. Dhe pastaj me Benzema dhe Vinicius ishim të rrezikshëm”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/