LAJMI I FUNDIT:

Macron deklaron: Ndoshta ka pasur krime lufte në Bucha

Macron deklaron: Ndoshta ka pasur krime lufte në Bucha

Vrasjet që ndodhur në qytetin ukrainas të Buchas, “ka shumë të ngjarë të jenë krime lufte”, tha sot presidenti francez Emanuel Macron.

“Një krim lufte ka shumë të ngjarë të jetë kryer atje”, tha Macron, raporton reuters.

Ukraina dhe shumë vende të tjera perëndimore akuzojnë Rusinë për vrasjen e disa qindra civilëve gjatë pushtimit të Bucha.


Rusia e mohon këtë dhe e quan të gjithë këtë një “provokim ukrainas” dhe se po bëhet për të ngadalësuar bisedimet e paqes.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka shkuar më tutje duke e quajtur kriminel lufte homologun rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/