LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në takimet e G20 – do të bojkotojë prezencën e Rusisë

SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në takimet e G20 – do të bojkotojë prezencën e Rusisë

Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në takimet e G20 në të cilat po merr pjesë Rusia, tha të mërkurën Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Duke folur në Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, Yellen tha se ajo ua kishte bërë të qartë këtë pozicion ministrave të tjerë të financave në grup.


“Presidenti Biden e bëri të qartë, dhe sigurisht jam dakord me të, se nuk mund të jetë thjesht një biznes si zakonisht për Rusinë në asnjë nga institucionet financiare”, tha Yellen.

“Ai ka kërkuar që Rusia të hiqet nga G20 dhe unë ua kam bërë të qartë kolegëve të mi në Indonezi se ne nuk do të marrim pjesë në një numër takimesh nëse rusët janë atje”, shtoi ajo.

Yellen po i referohej një sërë takimesh të ardhshme të ministrave të financave të G20 të planifikuar për në fund të këtij muaji.

Një zyrtar tjetër tha se Shtëpia e Bardhë nuk e kishte përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes së presidentit amerikan Joe Biden në samitin e këtij viti të G20 nëse Rusia merrte pjesë. Samiti i liderëve nuk është edhe për shtatë muaj të tjerë.

Ndryshe, samiti i ardhshëm i liderëve të G20 është caktuar për në nëntor në Indonezi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori