LAJMI I FUNDIT:

Rusia pritet të përjashtohet nesër nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Rusia pritet të përjashtohet nesër nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në New York të enjten rreth përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit “për kënaqësi”. Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga vendi i tij.

Këshilli është i formuar nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën, raporton bbc.


Propozimi për të dëbuar Rusinë – i bërë nga SHBA dhe Britania e Madhe – do të ketë nevojën për mbështetjen e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së.

Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar. /Telegrafi/