LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar me sanksione të reja ndaj Rusisë

Mbretëria e Bashkuar me sanksione të reja ndaj Rusisë

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj bankës më të madhe ruse dhe do të ndalojë importet e qymyrit rus deri në fund të vitit.

Qeveria sapo ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë pas raportimeve për “sulme të neveritshme ndaj civilëve”.

Mbretëria e Bashkuar do t’i japë fund të gjitha importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022, tha ajo, raporton skynews.


Ai gjithashtu do të ngrijë asetet e bankës më të madhe ruse, Sberbank dhe do t’i japë fund të gjitha investimeve të reja të jashtme të britanikëve në Rusi.

SHBA njoftoi pak minuta më parë se do të vendosë sanksione ndaj vajzave të rritura të Vladimir Putinit, si dhe gruas dhe vajzës së ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov. /Telegrafi/